Transmetuar më 22-07-2025, 22:42

Tiranë- Një rast dhune është regjistruar me video dhe po qarkullon në rrjetet sociale ku dy policë kapin me forcë një burrë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit ndërsa dyshohet se gjithë skena e dhunshme ka ndodhur për një parkim gabim.

Siç shihet nga pamjet, dy policët e kanë rrethuar personin të cilin nuk e lejojnë që të filmojë momentin. Ata i marrin telefonin ndërsa ai kërkon që t’ia rikthejnë.

Më tej policët e shtrinë atë derisa e prangosin. Qytetari ka tentuar të rezistojë ndërsa të dy policët e kanë mbajtur me forcë teksa më pas e dërgojnë drejt mjetit të policisë.

Pamjet: JOQ

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit