

Korçë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shkallët e pallatit pranë banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, burri ishte duke u kthyer në shtëpi kur ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Ka qenë bashkëshortja dhe djali i tij që e kanë gjetur fillimisht në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e Policisë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 60-vjeçari vuante nga tensioni i lartë, por shkaku zyrtar i vdekjes do të përcaktohet pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






