

E ardhmja e Kristjan Asllanit është shndërruar në një rebus të vërtetë.
Pavarësisht interesimit për futbollistin e kombëtares, deri më tani në derën e Interit nuk ka trokitur askush për të bërë një ofertë që kënaq drejtuesit zikaltër.
Së fundmi, është tërhequr nga gara edhe Fiorentina, me klubin violë që i konsideron të larta pretendimet e Interit.
Klubi nga Milano kërkon jo më pak se 20 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin. Por ende nuk dihet se cili do jetë fati i tij?
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






