Transmetuar më 22-07-2025, 13:11

Bashkimi Evropian ka aktivizuar flotën e tij të specializuar për menaxhimin e emergjencave, duke mobilizuar ndihmën për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë qarqet e Vlorës dhe Dibrës në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar nga Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së, në kuadër të këtij operacioni janë angazhuar tre aeroplanë zjarrfikës nga Greqia dhe Italia, të cilët po operojnë intensivisht në zonat e prekura nga flakët.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë mbështetje nëse është e nevojshme,” thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës emergjente.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit