

Tiranë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në polici për stafin e maternitetit të Koço Gliozheni.
Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm
Njoftimi i policisë:
Specialistët e policisë njoftojnë se është kallëzuar nga Xh. Q., 34 vjeç, se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Nën akuzë janë mjekët që janë marrë me rastin.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






