Transmetuar më 22-07-2025, 12:01

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë (23 Korrik).

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

Njëri prej tyre, Elman Abule, i cili mbahet në masën e sigurisë të arrestit në shtëpi, mësohet se është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku është njohur zyrtarisht me akuzat që rëndojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit