Transmetuar më 22-07-2025, 09:00

SHBA- Një fluturim i një avioni të kompanisë Delta në SHBA me destinacion Atlantën u detyrua të bënte një ulje emergjente në Los Angeles pas një problemi me motorin e majtë.

Të premten, më 18 korrik, fluturimi 446 i Delta Air Lines po ngjitej gjatë ngritjes kur iu desh të bënte një ulje emergjente, tha një zëdhënës i Delta. Mësohet se ekuipazhi ndoqi procedurat e sigurisë dhe aeroplani u kthye shëndoshë e mirë në portë. Sipas informacioneve nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.

"U kërkojmë ndjesë klientëve tanë për vonesën në planet e tyre të udhëtimit", deklaroi zëdhënësi i Delta-s.

Të dhënat e fluturimit nga FlightAware tregojnë se avioni u ngrit në orën 13:23. Pamjet e kapura nga LA Flights tregojnë aeroplanin, një Boeing 767-400 me destinacion Atlantën, në ajër ndërsa flakët shpërthejnë nga motori i tij i majtë pasi u ngrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit