Transmetuar më 21-07-2025, 21:07

Durrës, 21 korrik 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 19:00 në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një pushues nga Maqedonia dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë notit.

Sipas burimeve paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, i cili ka hyrë në det dhe më pas ka pësuar ndalim të zemrës. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat dhe shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit