Transmetuar më 21-07-2025, 19:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit. Rama ka folur lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, ku tha se do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe nuk do të ndalet.

“Të gjithë inventarin e problematikave të konstatuara në territor, nëse thjesht dhe vetëm këto problematika do të adresohen si duhet, është garanci që do sjellë çlirim, frymëmarrje të kryeqytetit dhe do të hapim perspektiva të reja për punët në vazhdim, që së bashku me Bashkinë e Tiranës, të adresojmë që në këto territore, të ndërtohet një moazik i ri, i një rilindjeje urbane 2.0. Shumica janë me zënien e hapësirës publike dhe prekin praktikisht jetën e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Bashkinë e Tiranës. Volumi është tejet i madh, kanë krijuar një lloj pritshmërie, besimi, çojnë ankesa.", tha Rama.

Ai ka deklaruar se një sërë reformash dhe aktesh normative do të ndërmerren për territorin, ujin e pijshëm dhe mbetjet. Rama tha se reforma për Territorin do të zhvillohet në dy faza, ku e para do të jetë ndërhyrja e qeverisë me një numër aktesh. Gjithashtu shtoi se faza e dytë ka të bëjë me rishikimin e ligjeve të lidhura drejtpërdrejt me territorin.

"Përveç kësaj skuadre, janë disa grupe të tjera. Një grup që kordinohet nga zv.kryeministrja, një grup që kordinohet nga ministria e financave, një grup që kordinohet nga drejtuesja e Agjensisë së zhvillimit të territorit që përfshin rreth 60 arkitektë të huaj dhe shqiptar, kanë filluar të punojnë për mënyrën e ndërhyrjes. Duhen edhe disa ndërhyrje të tjera që duhet të bëhen në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

Një grup tjetër ku dhe unë marrë pjesë po merret me Paketën e re të reformës së Territorit që do të ketë dy faza. E para do jetë faza imediate ku qeveria do të nderhyjë me një numër aktesh dhe një akt normativ. Besoj do të jetë paralelisht edhe me një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe mbetjet. Dhe do të ketë një fazë të dytë ku do të rishikohen të gjitha ligjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me territorin, duke filluar nga ligji për ndërtimin që është shumë i vjetër. Po diskutojmë ndërhyrje shume të domosdoshme.", u shpreh Rama ndër të tjera.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit