Transmetuar më 21-07-2025, 18:51

Fenomeni i nxehtës është për shkak të lëvizjes intensive të masave të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut në Mesdheun lindor, ndërsa masat më të ftohta të ajrit lëvizin drejt Evropës perëndimore.

TIRANË- Rajoni i Ballkanit pritet të përjetojë një valë të nxehtë intensive dhe të zgjatur në ditët në vijim, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Rritja e temperaturës krahasuar me mesataren e periudhës 1991–2020 do të kalojnë +8 deri në +10°C në disa vende.

Zonat më të nxehta do të jenë Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore , ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose edhe të kalojë 42-44°C, nivele që i afrohen ose edhe i tejkalojnë rekordet nga vitet e kaluara.

Fenomeni i nxehtësisë është për shkak të lëvizjes intensive të masave të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut në Mesdheun lindor, ndërsa masat më të ftohta të ajrit lëvizin drejt Evropës perëndimore.

Pasojat e kësaj nxehtësie pritet të jenë të konsiderueshme si:

– Rrezik i shtuar për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

– Presione në rrjetet e energjisë për shkak të rritjes së kërkesës për ftohje.

– Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me një rrezik në rritje të zjarreve.

Ekspertët nënvizojnë se zgjidhjet e bazuara në natyrë duhet të jenë prioritet në planifikimin urban. Sipas studimeve, temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë deri në 8–11°C, në varësi të mbulesës së gjelbër dhe prezencës së pemëve. Rritja e hapësirave të gjelbra, çatitë dhe muret e gjelbërta, si dhe krijimi i parqeve urbane, mund të ndihmojnë jo vetëm në përballimin e valëve të të nxehtit, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytete.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit