Transmetuar më 21-07-2025, 16:08

Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë.

“Shmangni udhëtimet drejt Serbisë, ka indikacione për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. Serbia po dëshmon se s’është e interesuar për normalizim. Kosova është vendosur për të garantuar dhe ruajtur sigurinë”, tha Kurti.

“Kurti po provokon incidente, i kemi informuar miqtë tani, por kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçiç më parë gjatë një interviste për TV Pink.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit