Transmetuar më 21-07-2025, 15:58

Cërrik – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtërmen, ku dyshohet se një 65-vjeçar është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës.

Sipas informacionit paraprak, viktima është identifikuar si shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i tij i pajetë është transportuar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit