Transmetuar më 21-07-2025, 13:42

Zhongleri shqiptar nga Kosova, Agim Agushi, ka thyer një rekord Guiness në studion e “Shqipëria Live”.

Duke zhongluar me topin mbi kokë, Agushi, me profesion mësues matematike, arriti të hiqte plot 27 fanella. Në vitin 2021, ai vendosi një tjetër rekord Guiness, duke hequr dhe veshur bluzën plot 164 herë, ndërkohë që zhonglonte me topin mbi kokë.

Agushi gjithashtu është i njohur për videot e tij virale, duke zhongluar me topin ndërkohë që ecën me makinë, ose duke dhënë magji me topin në vende të ndryshme të botës

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit