Transmetuar më 21-07-2025, 11:41

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK ka përsëritur akuzat e tij ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani si dhe për gjyqtaren Irena Gjokën.

Për këtë të fundit, kryedemokrati tha se është “marrë në mbrojtje” nga kreu i SPAK, i cili me qëllim për ta “shpëtuar” sipas Berishës ka hapur gjyqin pa emrin e saj.

Duke shtuar se Dumani është anëtar i organizatës së Troplinëve, ish-kryeministri vijon duke shtuar se nga ana tjetër Irena Gjoka me “5 mbiemra” është “mashtruese ordinere”.

“Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër po që ta mbajë nja 2-3 vjet që të thotë po e vërtetoj këtë po vërtetoj atë. Por që vula apostile e tregon që është e dënuar me tre muaj. Irena ka marrë avokatë dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar në shtetin grek para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron paftyrësisht se nuk është dënuar kurrë, iu deklaron gazetarëve dhe pikërisht mbi këtë bazë Altin Troplini hap çështje penale, çështja penale jo me emër për Irena GJokën sepse nëse do ishte me emër ajo s’mund të rrinte në sistemin e drejtësisë”, tha Berisha, teksa më tej theksoi se u paraqitur këtë të hënë në SPAK pasi vetë gjyqtarja është “ankuar” se ish-kryeministri e ka ofenduar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Për javë tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini duke u bërë kështu anëtar i organizatës Altin Troplini hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra pa e emër. E kuptoni. Ka hapur çështje penale pa emër.

Ky është një krim, një abuzim i madh me drejtësinë. Irena me tre apo 5 mbiemra është një delikuente e cila ka vendin jo në drejtësi por atje ku e meriton. Por, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës bën çdo gjë ti zgjasë kësaj qënie delukiente qëndrimin në sistem duke u bërë bashkë me Altinin fytyra e vërtetë e reformës.

Irena me tre mbiemra është një mashtruese oridinere pasi ajo është shkarkuar 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ja u ka mohuar avokatëve të mi. Irena me tre mbiemra që mbrohet me të gjitha mënyra nga Altin Troplini është një delikuente e cila ka mashtruar në formular e dekriminalizimit për të cilin ajo meriton largimin nga drejtësia dhe ndjekjen penale.

Irena Dumani, t’ja shtojmë dhe një mbiemër se mbeti bosh mbiemri Dumani nga Troplini. Është fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë ka mashtruar origjinën e pasurisë, ajo për 60 milion lek paraqet si dokument borxhi që i ka marrë gruas që i ka marrë burrin, njëher i merr burrin pastaj borxhe.

Dhe i referohet në vitin 1996 kontrata e 96 i referohet kodit civil të 2015. Kjo është kryetarja e Gjykatës Speciale. Irena Dumani, është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës dhe këtë Irena Dumani e ka fshehur. E Ka thirrur Altin Troplinit tani në mbështetje. Do thotë Altini tani që kjo e dënuara për të cilën dëshmon deh vula apostile e gjykatës së Janinës është Irena s’është Irena.

Apo nuk është Maneku por është Dumani. A e kupton se ccfarë horra janë këta që se si e si të mbrojnë llumin në sistemin e drejtësisë.

Irena të cilën Altin Troplini nuk guxon, ndonëse është paditur me emër. Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër po që ta mbajë nja 2-3 vjet që të thotë po e vërtetoj këtë po vërtetoj atë.

Por që vula apostile e tregon që është e dënuar me tre muaj.

Irena ka marrë avokatë dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar në shtetin grek para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron paftyrësisht se nuk është dënuar kurrë, iu deklaron gazetarëve dhe pikërisht mbi këtë bazë Altin Troplini hap çështje penale, çështja penale jo me emër për Irena GJokën sepse nëse do ishte me emër ajo s’mund të rrinte në sistemin e drejtësisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit