Transmetuar më 21-07-2025, 10:01

SHKOPET- Vatra e zjarri që ka përfshirë Shkopetin është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Siç raportohet zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet edhe më shumë në pyje.

Ndërkohë Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit. Gjithashtu pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit