

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve sot në “Sy m’Sy”, ku njëri prej tyre e akuzoi se aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth ishte me qëllimin që oligarkët të ndërtojnë resorte dhe hotele. Por Rama u shpreh se nuk do të ketë zhvillime pas atij pastrimi të madh përveç rasteve specifike të atyre që jetojnë aty.
“Prona është e pacënueshme. Në Theth e kundërta është e vërtetë, nuk do të ketë zhvillime pas atij pastrimi të madh përveç rasteve specifike të atyre që jetojnë aty. Nuk është Thethi vend për resorte të mëdha e hotele”, tha Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






