

MALIQ- Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje në ambientet e një banese në fshatin Vloçisht të Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur më tej, ndërsa nuk raportohet për të dëmtuar.
Nga rrjedhja e gazit janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, ku ishte edhe vatra e ngjarjes, i cili përdorej nga familja. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, rreziku u neutralizua.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






