

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor. Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht ritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 41°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






