Transmetuar më 20-07-2025, 23:03

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rikthimin e rubrikës së tij të njohur në rrjetet sociale, “Sy m’sy”, duke paralajmëruar një sesion të drejtpërdrejtë bashkëbisedimi me qytetarët që do të mbahet nesër në orën 08:30.

Tema e diskutimit do të jetë lirimi i hapësirave publike, një çështje që ka ngjallur debate dhe reagime në opinionin publik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve dhe skepticizmit të qytetarëve për kohën kur po ndërmerret ky aksion:

“Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY?” – shkruan Rama në njoftimin e tij.

Rubrika “Sy m’sy”, e cila synon të krijojë një komunikim të drejtpërdrejtë mes Kryeministrit dhe qytetarëve për çështje aktuale, është ndjekur gjerësisht në të kaluarën dhe duket se do të shërbejë sërish si platformë për shpjegimin e politikave dhe vendimeve të fundit të qeverisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit