

ATHINË- Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën.
Familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë kanë ndarë mesazhe prekëse ngushëllimi në rrjetet sociale, ndërsa dhimbja për humbjen e saj ka bashkuar zemrat e të gjithëve në këtë moment zie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






