Transmetuar më 20-07-2025, 21:03

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në territorin e Shqipërisë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, në Malin e Moravës.

Për shkak të errësirës, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është ndërprerë për momentin, pasi kushtet e natës e bëjnë të pamundur ndërhyrjen pa rrezikuar sigurinë e efektivëve.

Ndërhyrja do të rifillojë nesër në orën 05:30 të mëngjesit me forca të shtuara nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria Pyjore e Bashkisë Korçë.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre, por për shkak të përhapjes së shpejtë dhe erës, flakët kanë depërtuar më shumë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia ka shoqëruar një person në komisariat, i cili dyshohet për zjarrvënie të përsëritur dhe mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit