Transmetuar më 20-07-2025, 19:29

Një anije me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi.

Momentet tragjike u kapën nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale.

Sherri mes sipërmarrësve në Ksamil, flet PRONARI i “Euro Hotel” që u dhunua: Do vetëmbrohem, ja çfarë më tha kryebashkiaku! Pamjet tregojnë zjarrin e madh dhe një re të dendur tymi që ngrihet në qiell.

Zjarri shpërtheu në anijen KM Barcelona, e cila po operonte në itinerarin Manado-Tahunda, sot rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Pasagjerët filluan të bërtisnin nga paniku dhe të qanin nga frika. Të gjithë veshën jelekët e shpëtimit dhe, me ndihmën e ekuipazhit, u hodhën në det. Në fakt, fotografitë dhe pamjet filmike kapën shumë prej tyre duke lundruar në ujë, në përpjekje për t’u larguar nga anija që po digjej.

Një video tjetër tregon një fëmijë të vogël që shpëtohet nga një burrë, i cili rrëfen incidentin e pabesueshëm. Ai e mban në krahë fëmijën e vogël që kollitet.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, nxituan në vendngjarje, teksa për fat të mirë nuk raportohet për viktima.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit