Transmetuar më 20-07-2025, 19:26

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është duke u shëruar nga një helmim ushqimor dhe do të vijojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme, njoftoi zyra e tij.

Sipas informacionit zyrtar, Netanyahu, 75 vjeç, ka pasur simptoma të një inflamacioni në zorrë dhe dehidratimi, për të cilat po merr trajtim intravenoz. Kryeministri është ndjerë keq gjatë natës dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

"Pas këshillave të mjekëve, ai do të pushojë për tre ditë dhe do të vazhdojë të menaxhojë punët e shtetit nga shtëpia," theksoi zyra e kryeministrit.

Netanyahu ka pasur disa shqetësime shëndetësore në të kaluarën. Në vitin 2023, ai iu vendos një stimulues kardiak (pacemaker) dhe në dhjetor të atij viti iu nënshtrua një operacioni për heqjen e prostatës pas një infeksioni të traktit urinar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit