

Zjarri në Malin e Shën Gjergjit në Dukat vijon edhe ditën e sotme.
Mëngjesin e sotëm forcave të Zjarrfikëses u është bashkuar edhe një helikopter i ministrisë së Mbrojtjes.
Helikopteri ka nisur që prej orëve të para të ditës të hedh ujë mbi vatrat e zjarrit.
Zjarri në Dukat mbetet aktiv prej gati 10 ditësh ndërsa është riaktivizuar sërish edhe pse u mendua se flakët u shuan përfundimisht 2 ditë më parë.
Zjarri ka djegur hektarë të tërë pyje me pisha ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për të shmangur përhapjen e tyre në drejtim të jugut, ku gjendet Parku i Llogorasë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






