Transmetuar më 20-07-2025, 12:14

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar më 18 korrik 2025 në fshatin Sektor të Velipojës, ku pranë një banese private është gjetur një kurorë me lule, element që në rrethana të caktuara mund të përçojë mesazhe kërcënuese.

Shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar në polici se kurora ishte vendosur mbi kangjellat e portës së banesës ku jetojnë prindërit e tij. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për të identifikuar autorin apo autorët e dyshuar.

Burime pranë uniformave blu konfirmojnë se E. N. ka qenë më herët objekt kërcënimesh, për shkak të funksionit që mban, çka shton dyshimet se kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm intimidues.

Ndërkohë, materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e procedurave ligjore.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe garantimin e sigurisë së të dëmtuarit dhe familjarëve të tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Nika është kërcënuar edhe më herët për shkak të detyrës. Policia po heton për të identifikuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit