Transmetuar më 20-07-2025, 09:46

Zjarri i cili u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të luleve në Lurë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj.

Flakët kanë përshkuar deti tani dhjetëra hektar pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër.

Megjithëse po punohet nga toka me dhjetar forca të ADZM Dibër, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Dibër, Shërbimit Pyjor, punonjës të tjerë e forcat e armatosura, nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit.

Era e fortë dhe terreni i thyer malor kanë qenë në disfavor të grupeve të angazhuara për fikjen e zjarrit.

Flakët janë zhvendosur deri në Zall Gjoçaj ku rrezikojnë të djegin stanet e verimit të bagëtisë së imtë, gjedhëve dhe mbi 100 koshere bletësh.

Autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri pasi është e pamundur që të neutralizohet zjarri në rrugë tokësore.

Duke qenë se në zonë ndodhen liqenet e Lurës por në distancë të vogël edhe ato të malit të Balgjajt ndërhyrja me helikopter nga ajri mund të jetë efektive në mënyrë që të mos rritet dëmi ekonomik në Parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit