

DURRËS- Një tjetër sherr është regjistruar pasditen e sotme. Sherri i radhës ka ndodhur në Durrës. Disa pushues mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.
Sipas raportimeve punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike. Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






