

Pogradec- Pamje nga sherri i regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit janë publikuar. Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie ndërsa në sherr u përfshinë 4 persona. Siç shihet nga pamjet ka patur përplasje fizike mes persona të përfshirë.
Situata ka agravuar pasi Jetmir Muçollari pronar i ‘Hotel Driloni’, ka dhunuar kryetarin e fshatit, i cili i ka kërkuar lirimi e hapësirës së zënë prej tij në urat e drurit në parkun e Drilonit. Personat e përfshirë në këtë konflikt janë 53-vjeçari Ilirjan Tasellari, 35-vjeçari Prokop Pilinçi, 26-vjeçari Johan Muçllari dhe 52-vjeçari Jetmir Muçllari.
Policia bën me dije se ata janë proceduar penalisht. Edhe pse kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta fatmirësisht ata nuk kanë marrë plagë të rënda.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






