Transmetuar më 19-07-2025, 21:16

Dhërmi, Himarë – 19 Korrik 2025– Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur në lokalin e natës në Palasë. Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Dhërmit, pas një konflikti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në zonën turistike të Palasës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:

F. P., 34 vjeç, rezident në Itali

Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë

Të dy akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, në bazë të nenit 274 të Kodit Penal.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, kur për motive të dobëta, dy shtetasit janë përfshirë në një përplasje fizike, duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi. Ngjarja ka shkaktuar panik te klientët e tjerë dhe dëme materiale në ambientet e lokalit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa asnjëri prej të përfshirëve nuk ka depozituar kallëzim penal ndaj tjetrit.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Komunikata e policisë:

Dhërmi, Himarë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal, pasi:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.

Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit