

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë një bilanc të aksionit të zhvilluar në këto 6 ditë në lidhje me sigurinë ushqimore. Rama ka ndarë një video nga aksioni teksa ka theksuar se kjo do të vijojë papushim për të sekuestruar çdo produkt pa faturë.
Sipas tij në 6 ditë janë sekuestruar 32 ton qumësht, djathë dhe mish pa faturë. Teksa shfaqen pamjet nga aksioni në fund të videos duket një vule e cila shkruan "Zero tolerancë”.
“Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund”, shkruan Rama bashkëngjitur me videon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






