Transmetuar më 19-07-2025, 15:26

Pogradec, 19 Korrik 2025 – Një konflikt i dhunshëm është regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht, Pogradec, për motive pronësie.

Në sherr janë përfshirë katër persona: Ilirjan Tasellari, 53 vjeç, kryetar i fshatit, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari, 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari, 52 vjeç. Gjatë përleshjes janë përdorur sende të forta, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka marrë plagë të rënda.

Policia bën me dije se të katër personat janë proceduar penalisht dhe po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit