

Nga monitorimi i strukturave të Bashkisë Vlorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës për një vatër zjarri të aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum.
Aktualisht në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll.
Në këto kushte, Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet, pasi zjarri po rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






