

Policia e Tiranës ka zbuluar një punishte ky prodhoheshin silenciatorë për armë të ndryshme dhe, të cilat më pas dyshohet se shiteshin te persona të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.
Zbulimi i punishtes u bë pas arrestimit të një 30-vjeçari në zonën e Kombinatit, për të cilin policia kishte informacione se lëvizte i armatosur.
30-vjeçari H.N u kap në flagrancë me armë zjarri me silenciator, gati për qitje.
Pas kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Në vijim të veprimeve, në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






