Transmetuar më 19-07-2025, 11:10

Shkodër, 19 Korrik 2025 – Pas ndërhyrjes së IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ka nisur zyrtarisht faza e rehabilitimit të këtij destinacioni të rëndësishëm turistik në veri të Shqipërisë.

Fotot e shpërndara nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, tregojnë pastrimin e plotë të qendrës së fshatit nga inertet dhe mbjelljen e saj me bar, për t’i rikthyer zonës pamjen e saj karakteristike dhe natyrore.

“Qendra e Thethit po merr sërish frymë,” shkruan Beci, duke theksuar se ndërhyrjet synojnë jo vetëm restaurimin estetik të zonës, por edhe mbrojtjen e vlerave të saj mjedisore dhe kulturore.

Aktualisht, punimet për rehabilitimin dhe pastrimin po vijojnë me mbështetjen e forcave të ushtrisë dhe strukturave të Bashkisë Shkodër, në disa pika të tjera të fshatit.

Shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth ishin pjesë e një fushate kombëtare për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe për garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit malor në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit