

Korçë, 19 Korrik 2025 – Rreth orës 03:00 të mëngjesit, një lokal në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik të objektit.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në ambientet e lokalit janë të konsiderueshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






