

Aksident tragjik në Tiranë – Humb jetën një 54-vjeçar me biçikletë
Tiranë, 18 Korrik 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një shtetas që po udhëtonte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga H. M., 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
Pak pas aksidentit, i dëmtuari është transportuar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






