

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit momentet prekëse nga lindja e djalit të saj të parë. Përmes një videoje të postuar nga klinika në rrjetet sociale, artistja shfaqet tejet e emocionuar teksa përjeton çastin kur prek për herë të parë të birin, Daskan, në praninë e partnerit të saj, Kreshnik Gjergji.
Në pamjet e publikuara, Dafina shihet duke qarë nga gëzimi, ndërsa emocionet e para të prindërimit ndihen qartë në çdo sekondë të videos.
Dafina dhe Kreshniku, të cilët u kurorëzuan në martesë në tetor të vitit të kaluar, janë bërë prindër për herë të parë. Në një tjetër postim, këngëtarja ka zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit të tyre – Daskan.
Ky moment i bukur dhe i ndjerë ka prekur mijëra ndjekës, të cilët kanë përgëzuar çiftin për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe kanë dërguar urimet më të ngrohta për familjen e re.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






