

LOS ANGELES- Një shpërthim ka ndodhur në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles, ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.
“Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë”, tha Bondi.
Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles. Ai deklaroi se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, dhe se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë nëse ka të vdekur të tjerë apo të plagosur.
Sipas mediave të huaja shpërthimi ndodhi gjatë lëvizjes së disa lëndëve plasëse nga njësia e specializuar për bomba. Ndërkohë Hetimet janë në vazhdim dhe zona mbetet e rrethuar nga forcat e rendit dhe ekipet hetimore.
BREAKING: At least three people have been killed in an explosion at a county sheriff's department training facility in LA, the US Attorney General has said.
Sky's @KamaliMelbourne has the latest ⬇️
Read more: https://t.co/y5UE64Yvcb
📺 Sky 501, Virgin 602 and Freeview 233 pic.twitter.com/0Y7MpAhfdu
— Sky News (@SkyNews) July 18, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






