Transmetuar më 18-07-2025, 16:55

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e Juventusit, por as ish-kreu i UEFA-s nuk është imun nga grabitjet.

70-vjeçari është grabitur në banesë pranë Marseille në Francë dhe ne një informacion të parë nga kabineti i trofeve mungojnë 20 të tillë, si edhe medalje me vlerë të madhe sentimentale dhe monetare.

Ish-presidenti i UEFA-s propozon që futbolli të luhet me 10 lojtarë për më shumë spektakël Gjatë mëngjesit të 18 korrikut, një hajdut hyri me forcë në shtëpinë e Platini dhe vodhi disa trofe dhe medalje me vlerë të paçmuar ekonomike dhe sentimentale.

I zgjuar nga zhurmat që vinin nga kopshti, ish-ylli i Juventusit zbriti poshtë banesës rreth orës 5:30 të mëngjesit për të kontrolluar pronën.

Pasi vuri re një hajdut që po ikte, ai ngriti alarmin dhe njoftoi policinë.

Sipas një kontrolli fillestar pas vjedhjes, rreth njëzet sende u vodhën nga dhoma e trofeve që ndodhej në një aneks të shtëpisë së ish-kampionit francez, por një listë e saktë e kupave, medaljeve dhe çmimeve sportive të humbura nuk është hartuar ende.

Sipas RTL, ndërsa dëmi në shtëpi është ende duke u vlerësuar, zyra e prokurorit të Marseille ka hapur një hetim për vjedhje, pa pasur asnjë provë nga keqbërësi.

Thellësisht i tronditur nga incidenti, Platini për fat të mirë shpëtoi pa lëndime.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit