Transmetuar më 18-07-2025, 15:05
Foto ilustruese

PRIZREN- Një 40-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në fshatin Bresanë të Dragashit në Kosovës. 40-vjeçari mësohet se u aksidentua me traktor. Ai humbi jetën në Spitalin e Prizrenit për shkak të plagëve të marra.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri me dije se 40-vjeçari fillimisht ishte dërguar nga vëllai i tij në një qendër mjekësore në Dragash, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragashë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur," tha ai.

Viktima raportohet se po punonte traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragashë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit