Transmetuar më 18-07-2025, 13:24

Tiranë, 18 Korrik 2025 – Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Short Time”, pas vjedhjes së një automjeti të ndodhur në zonën e Astirit, në kryeqytet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për vjedhjen e automjetit më datë 17 Korrik 2025.

Sipas burimeve zyrtare, automjeti ishte i parkuar kur u vodh, ndërsa autori tentoi të largohej drejt bulevardit “Bajram Curri”. Në momentin që është lokalizuar nga policia, 28-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe ndaluar nga efektivët.

Gjatë operacionit është sekuestruar automjeti i vjedhur, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Tiranës thekson se do të vijojë me intensifikimin e kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprave penale, në veçanti të vjedhjeve të automjeteve dhe pronës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit