

ITALI- Qyteti i Napolit paraditen e sotme është shkundur nga lëvizja e tokës. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës rihter goditi zonën e Napolit në orën 09:14. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Përshkak të lëkundjeve shumë banorë dolën të frikësuar nga shtëpitë dhe zyrat e tyre. Për të qenë të sigurt ata u mblodhën në hapësira të hapura si sheshet e qytetit. Për arsye sigurie, qarkullimi i trenave u pezullua dhe Universiteti i Napolit "Federico Secondo" u evakuua.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






