Transmetuar më 18-07-2025, 11:35

Gramsh, 17 Korrik 2025 – Katër punonjës të Ujësjellësit janë aksidentuar pasditen e së enjtes në zonën e Sotirës, Gramsh, teksa ishin në terren për të ndërhyrë në një defekt teknik në një nga linjat e furnizimit me ujë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit me të cilin lëviznin punonjësit ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të rrëzohet në një humnerë në afërsi të vendit të quajtur Sotirë. Si pasojë, të katër punonjësit kanë mbetur të plagosur.

Tre prej të aksidentuarve po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gramshit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndonëse kanë pësuar fraktura. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime më serioze, është transportuar drejt Tiranës për kujdes të specializuar. Ai ka thyer brinjë, të cilat kanë shkaktuar dëmtime në mushkëri.

Ngjarja po hetohet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit. Ujësjellësi shpreh shqetësimin për gjendjen e punonjësve dhe bën thirrje për respektim të protokolleve të sigurisë gjatë punëve në terren.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit