

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Tiranë. Pronari i lokalit, Arbër Sinani gjatë deklaratës së tij para policisë ka bërë me dije se nuk ka asnjë konflikt. Ai ka theksuar se nuk e di arsyen se përse ka ndodhur kjo ngjarje dhe se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët.
Më tej raportohet se dy kamera sigurie që ishin të vendosura në lokali nuk ishin të pajisura me DVR. Kjo ka sjellë që të vështirësohet puna për zbardhjen e identitetit të autorëve. Policia mësohet se ka sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera përreth për të ndihmuar grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen e cila fatmirësisht kaloi pa pasoja në njerëz.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






