Transmetuar më 17-07-2025, 22:52

“Vazhdoj të jem një shpirt i lirë”, iu përgjigj modelja dhe moderatja Loredana Brati pyetjes së Lei Krajës, nëse është në një romancë.

Në intervistën për “Pushime on Top”, Loredana foli edhe për eksperiencën në “Big Brother VIP” dhe vendimet e gabuara në lidhje me Jozin.

Lei Kraja: A ka ndonjë gjë që e ke bërë në Big Brother dhe tani thua pse e bëra?

Loredana Brati: 100 herë

Lei Kraja: Më thuaj një rast

Loredana Brati: Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe aty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!

Teksa foli edhe për ditëlindjen që organizoi dy muaj më parë, pjesë e së cilës ishin shumë miq e kolegë të ftuar, modelja shprehu zhgënjimin për disa prej tyre.“Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar views dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva”, tha modelja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit