

Partizani nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e kthimit me Nomme Kalje, me takimin e vlefshëm për Conference League që shkon kështu në shtesë.
Pjesa e parë në “Air Albania” nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve që ishin të shumta. Edhe pjesa e dytë kishte ritëm të kënaqshëm, por skuadrat nuk po tregoheshin dot të sakta para porte.
Të kuqtë fituan penallti në minutën e 78-të, por Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Zhgënjimi ishte i madh te tifozët vendas, me sulmuesin që shpërdoroi 11-metërshin e fituar po vetë.
Mysafirët nga Estonia provuan të befasojnë në fundin e kohës së rregullt, por Qirko u tregua i vëmendshëm, duke neutralizuar gjithçka.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






