Transmetuar më 17-07-2025, 20:39

Gramsh, 17 korrik 2025 – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një fuoristradë me tre pasagjerë ka dalë nga rruga. Të tre të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit për marrjen e ndihmës së parë, ndërsa pas stabilizimit të shëndetit, ata janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke siguruar nxjerrjen e të lënduarve dhe duke menaxhuar situatën e krijuar. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta dhe po hetohen nga autoritetet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit