

Sarandë, 17 korrik 2025 – Një pistoletë është gjetur nga Policia e Sarandës në vendin ku dy të rinj mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm, pas një shkëmbimi të të shtënave me armë zjarr. Pistoleta, e fshehur në çantën e njërit prej të lënduarve, dyshohet se i përket atij.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe Policia, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Ndërhyrjes (FNSH), po kryen kontrolle të shumta në qytet për zbardhjen e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithashtu 4 gëzhoja të shkrepura, të cilat janë marrë nga autoritetet për analizë.
Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj. Ata janë dërguar urgjent në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Shëndeti i tyre është i rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për ngjarjen: Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj (42 vjeç) dhe vëllai i tij, Erjon Canaj (35 vjeç), të dy nga Saranda, të cilët kanë një histori të gjatë penale. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre po vazhdojnë intensivisht.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






