

Librazhd, 17 korrik 2025 – Një aksident i rëndë rrugor ndodhi paraditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Qafë Thanë, ku dy automjete u përplasën, duke shkaktuar katër të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. D. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi Ç. H. dhe që kishte në brendësi edhe tre pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi Ç. H. dhe dy pasagjerët e tjerë janë lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një adoleshent 15-vjeçar, gjithashtu pasagjer në automjetin e drejtuar nga Ç. H., është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë, shëndeti i të rinjtë është ende jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është ndodhur grupi hetimor, i cili po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet bëjnë apel për kujdes më të madh gjatë udhëtimeve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






