

ÇEÇENI – Vetëm arma mund t’i rrëzojë me sa duket, por vetëm për momentin, sportistë nga Dagestasnit, nga të cilët edhe Shqipëria ka dy mundësitë, Abakarov dhe Dudaev. Gjithësesi, ka bërë xhiron e rrjetit një atentat ndaj luftëtarit të arteve marciale MMA, Timur Khizriev jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala.
Luftëtari rus, i cili stërvitet në mjediset në pronësi të superyllit të MMA-së Khabib Nurmagomedov po kthehej në shtëpi nga stërvitja kur dy persona të armatosur e sulmuan papritur. Kamerat e sigurisë së kompleksit regjistruan tentativën e vrasjes.
Sapo Khizriev mbyll bagazhin e makinës së tij, dy burrat me kapuç vrapojnë pas tij, i pari qëllon nga afër, por atleti rus bie mbi të dhe fillon një përleshje trup më trup. Personi i dytë me kapuç e ndjek dhe e qëllon gjithashtu nga afër.
Khizriev arriti të shpëtonte, pavarësisht plagëve të marra ndërsa sulmuesit u larguan. Atleti i arteve marciale është plagosur në shpatull, gjoks dhe dorë, por është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Khizriev, i cili stërvitet me Nurmagomedov, është 29 vjeç dhe ka të njëjtin numër fitoresh në 18 ndeshje profesionale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






